MC Networking

“Ballo me maska” e Verdit për tre ditë radhazi në TKOB

“Ballo me maska” e shkruar nga kompozitori italian Giuseppe Verdi u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, nën interpretimin e artistëve të huaj dhe vendas.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehu vlerësimin për këtë shfaqje emocionuese.

Duartrokitje dhe mirënjohje për regjisoren italiane Mariana Bianchi, trupën tonë të solistëve, këngëtarët e ftuar, korin nën drejtimin e Dritan Lumshit, orkestrës nën dirigjimin e Deniola Kurajës dhe pa dyshim miqve tanë të Teatrit të Regio di Parma, që sollën në Tiranë skenografinë e restauruar të vitit 1913.

Në “Ballon me maska” një prej solisteve të veprës ishte edhe mexosopranoja nga Ukraina Alla Pozniak.

Kultura shpërndan gjithnjë mesazhe paqeje. E tillë ishte dhe premiera e operës “Ballo me maska”, ku një prej solisteve të veprës ishte edhe mexosopranoja nga Ukraina Alla Pozniak.

Spektatori mbështeti me duartrokitje të forta shpalosjen në skenë të flamurit ukrainas nga artistja dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymir Shkurov.

Për vënien në skenë të veprës më të vjetër të teatrit kanë punuar artistët e teatrit Regio di Parma si dhe  artistët shqiptarë. Kjo shfaqje është konkretizimi i protokollit të bashkëpunimit mes dy teatrove.

“Ballo me Maska” do të shfaqet edhe në datat 2,3 dhe 4 qershor në skenën e TKOB.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top