Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë, për të dytin vit radhazi.
Shkodranët triumfuan ndaj Laçit në finale me rezultatin 2-1, për të marrë trofeun. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në shtesa ishte Mevlan Adili, i cili me një supergol nga jashtë zone, i dha avantazhin kuqebluve dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Një sukses i dyfishtë për Vllazninë, që përveç Kupës, siguron edhe kualifikimin në Europë, pasi në kampionat u rendit në vendin e pestë.
0 Comments: