Presidenti i Tiranës, Refik Halili, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se ka ardhur koha që stadiumi “Selman Stërmasi” të shembet dhe të ndërtohet një stadium i ri.
Sipas Halilit, ndërtimi i një stadiumi aty ku është aktuali i Tiranës, do të ishte një gjë e mirë për kryeqytetin.
Stadiumi “Selman Stërmasi” është shumë i rrënuar. Ka ardhur koha për ta shembur dhe për të bërë një stadium të ri. Ka vite që mendohet për stadiumin e ri. Do jetë një gjë shumë e mirë për qytetin.
Për fushën “Skënder Halili”, jemi në fund dhe shpresojmë që aty të ngremë një godinë të re dhe shpresojmë që të marrim lejen për këtë.
I pyetur nëse Tirana mund të arrijë suksesin e Skënderbeut, Halili deklaroi se ndryshe nga korçarët, ai nuk ka pasur asnjë ndihmë, por e ka arritur gjithçka me investimet e veta.
Si klub nuk kemi pasur infrastrukturën dhe mbështetjen që ka pasur Skënderbeu, edhe nga politika. Ne kemi ecur me shpatullat tona. Meqë gjyshi ka lindur në Tiranë, unë nuk kam pasur asnjë ndihmë nga askush. Mund të jetë paaftësi e imja, por e kam të vështirë të kërkoj. Nuk kam marrë asnjë tender. Nuk kam një logo, që ta vendos në bluzë, nuk kam përkrahje. Unë e kam bërë këtë me mundësitë e mia.
Klubi ka arritur të marrë të ardhura tashmë dhe të mbulojë shpenzimet e veta. Jem klub i kryeqytetit, kemi disa fusha që i lëshojmë me qera. Të ardhurat që marrim nga Europa i kemi të pastra. E fundit është edhe tifozeria, që me të ardhurat e tyre, nga ndihmojnë shumë.
0 Comments: