MC Networking

Arben Rakipi: Dënimi i Samir Tahirit, sukses i Prokurorisë shqiptare (VIDEO)

Ish-kryeprokurori Arben Rakipi ka komentuar në MCN arrestimet e fundit për çështjen e incineratorëve dhe reformën në drejtësi. Rakipi nuk nguron ta quajë dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, një hap të guximshëm të organeve të drejtësisë.

Mungesën e një hetimi për personat e shpallur "non grata", mes të cilëve edhe Sali Berishën, ish-kryeprokuriori e sheh të lidhur me vonesën në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa përgjashtuar përgjegjësinë që ka çdo prokuror apo dhe vetë policia për të nisur verifikimet dhe hetimit.

Ekziston mundësia që kompetenca të jetë tjetërkund, për rrjedhojë që kjo strukturë policore, Byroja Kombëtare e Hetimit të mund të analizojë të gjithë të dhënat apo elementë të ndryshëm, që të jenë lëndë penale, të nxjerrin konkluzionet e tyre.

Lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, Rakipi shprehet:

Çështja e arrestit ishte jo thelbësore. Fare mirë një deputet mund të ndiqet edhe në gjendje të lirë. Prokurori duhet të jetë i matur, i arsyeshëm, kur fillon të mendojë mbi efektet e një arresti apo masë dënimi. Ai mund të ketë qenë i trembur, i emocionuar negativisht, dhe mund të ketë pasur në mendje të fshihet”.

Dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ai e konsideron një sukses të organeve të drejtësisë.

Unë e konsideroj në pikëpamjen e nevojës publike që korrupsioni të dënohet, pavarësisht subjekteve që janë përfshirë, unë e konsideroj një sukses të Prokurorisë. Ka bërë të mundur të çojë një ministër goxha të fuqishëm para drejtësisë”.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top