Jo, çdo gjë ia kanë sajuar more. Po ta hetojnë rastin…më fal…po ta hetojnë rastin shkojnë në burg, ai Xhekobs ka bërë namin kundër saj, aty flitet bile që e kanë paguar shumë këtë Xhekobsin se ngaqë është drejtuese në Tiranë edhe duan t’ia marrin postin.
Pjesë nga diskutimi për ndërhyrjet e supozuara të Jackobs dhe qeverisë pranë Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për rastin "Imeraj"
Ky pasazh rezulton nga disa përgjime të realizuara më 23 gusht 2021 në një telefonatë të vetme prej rreth 7 minutash. Siç mund të kuptohet aty flitet mes dy personave, një prej të cilëve subjekt nën përgjim, për situatën e krijuar me rastin e Elisabeta Imerajt dhe qëndrimet e drejtuesit të ONM-së, Teo Jackobs, i cili aty përflitet edhe si zyrtar që vepron nën lobim financiar të palëve të treta. Nuk dihet sesi qëndron çështja këtu, por një ndër personat nën përgjim është i afërt me rrethet e gjyqësorit në Shqipëri, nga ku ka qenë dhe motivi i përgjimit.
Çdo gjë ia kanë sajuar, - fjalia është një akuzë direkte për montim në procesin e famshëm të vettingut, që duket se ka prodhuar klimë të madhe mosbesimi dhe ka të dhëna se përdoret për pastrim në sistemi, më shumë sesa kontroll dhe verifikim.
Është me interes dhe një pasazh ku flitet për rolin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, apo të tjerë persona të rëndësishëm që pretendohet “se merret me këtë punë”.
Ku di unë, ai i thërret në zyrë
thuhet në transkript.
Edhe ambasadorja e ka thirr këtë Ballhysën dhe anëtarët e trupës për shkarkim
vijon më tej transkripti.
E gjitha duket një konfirmim i dyshimeve të hedhura me kohë se me vettingun po bëhet lojë politike, e ca më keq, lojë e disa personave me pushtet të cilët nën konfortin e konfidencialitetit duket se po shndërrojnë një sistem të tërë dhe po bëjnë ndoshta edhe gjueti shtrigash.
Diskutimi ku përmendet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit të Vettingut Genta Bungo dhe anëtares Etleda Çiftja
Këto janë vetëm disa pjesë nga përgjimi i bisedës, por që ilustrojnë mjaftueshëm se çka po ndodh në këtë proçes të "reformimit të drejtësisë"...
0 Comments: