Eksperti i mjedisit Mihallaq Qirjo në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me marrëveshjen me SHBA për instalimin e anijeve lundruese në bregdetin e Vlorës për prodhimin e energjisë elektrike.
Ai tha se energjia fosile është një zgjidhje që i takon të shkuarës dhe nuk përbën element të ri zhvillues për sektorin energjitik. Sipas tij instalime të tilla nuk do të mbështeteshin nga ekspertët e mjedisit.
Kriza energjitike në të gjithë globin ka përfshirë rajonin dhe vendin tonë të cilat duan një sërë masash por në fakt janë zgjidhje emergjente të diçkaje që mund të ishte planifikuar më mirë. Janë kthyer shumë vende nga energjia fosile, kjo për mendimin tim është një zgjidhje që i takon të shkuarës dhe nuk përbën element të ri zhvillues për sektorin energjitik kur dhe çmimi i naftës është shumë i lartë dhe mund të rritet edhe më shumë. Për aspektin mjedisor do të thoja se instalime të tilla kërkojnë një leje mjedisore të tipit A, leje që kërkon një sërë procesesh. Kjo është menduar të stacionohet në gjirin e Vlorës, aty ka shumë banorë gjatë gjithë vitit zakonisht instalime të tilla kanë risqe gjatë operimit të tyre si shkarkimet e tyre në ajër se ku do të shkojë djegia e karburantit, por mund të ketë aksidente ujore si derdhja e naftës në ujë duke e bërë problematike. Pra instalime të tilla nga ekspertët e mjedisit nuk do të ishin pro.
I pyetur nëse jemi përpara një katastrofe ekologjike dhe çfarë na pret, Qirjo tha se vendimi është marrë për të zgjidhur një krizë momentale, por që këto kanë kosto ekonomike dhe mjedisore. Sipas tij kostoja që pëson mjedisi do të jetë i pa kthyeshëm prandaj duhet të tregohet kujdes me vendime të tilla.
Shumë vendime merren dhe këto janë një proces jo të gjitha duhen zbatuar. Vendimi është marrë për të zgjidhur një krizë momentale. Kjo ka kosto ekonomike dhe mjedisore, ndotja në gjirin e Vlorës mund të jetë problematike dhe për turizmin, mund të ndikojë në peshkim dhe më gjerë. Pra gjurma ekologjike që do të lerë një ndërhyrje e tillë mund të jetë shumë më e gjerë sesa thuhet në deklarata politike. Kosto që pëson mjedisi janë të pari kthyeshme dhe dëmtojnë ekonominë duke kufizuar zhvillimin e vendit prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
0 Comments: