Rusia e ka shpallur Shqipërinë vend jo miqësor, si pjesë e shteteve të cilat e kanë kundërshtuar me sanksione në kuadër të luftës në Ukrainë. Por kur Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, takoi kryeministrin Edi Rama, në shkurt të 2020 si kryetar i Presidencës së OSBE, i kërkoi ratifikimin e marrëveshjes së miqësisë, që daton në vitin 2004.
Asokohe, Lavrov u takua me Ministrin e Jashtëm të kohës, Kastriot Islami, i cili në një intervistë për MCN TV kujton arsyet e traktatit mes dy vendeve.
Islami shprehet se traktati nuk u ratifikua, prandaj kërkesat për anulim të marrëveshjes nga diplomacia shqiptare, nuk kanë vend.
Qeveria e mëparshme vinte me një trashëgimi nga viti 1992 që duhej bërë një marrëveshje tekniko-ushtarake që e kishte bërë ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, për çështjet e armatimeve që kryesisht ishin ruse dhe kineze në Shqipëri dhe duheshin riparuar. Mbas kësaj ishte çështja e Kosovës që duhej biseduar dhe pala ruse kërkonte që të kishte një bazë ligjore gjë që do të ndihmonte për të zhvilluar bisedimet diplomatike midis palëve dhe ishte parapërgatitur dhe firmosur nga të dyja qeveritë e asaj kohe madje kryeministri i asaj kohe i 95-96, ka shkuar në Moskë dhe ka nënshkruar këtë dokumentin teknik. As në 95-96 as në 2004, nuk është nënshkruar nga kryetarët e shtetit dhe për rrjedhojë nuk mund të ratifikohet nga Parlamenti, është një dokument që ka mbetur në letër dhe fle në arkivat e Ministrisë së Jashtme nga 95 e këtej. Traktati nuk u ratifikua ndaj kërkesat për anulim të marrëveshjes nga diplomacia shqiptare nuk kanë vend. Nuk ka traktat miqësie mes Shqipërisë dhe Rusisë.
0 Comments: