Kryeministri Edi Rama ka dalur sot në një konferencë për mediat për të konfirmuar pozicionin e shtetit shqiptar që do të ketë lidhur me konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Sipas Ramës, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Zhvillojmë një komunikim të drejtpërdrejte që për këndvështrimin tonë është pozitiv për pozicionin, reputacionin dhe dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Duke qenë se tema është më e gjerë se kaq dhe është një temë që diskutohet kudo, përfshi edhe në Shqipëri, jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi pyetjeve. Kemi marrë përgjigje përfundimtare nga DASH se SHBA-të dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse në këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës. Flasim për një Shqipëri që vlerësohet për qëndrueshmërinë, dhe aftësinë dhe luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon. Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve tona me SHBA-të, pasurohet me këtë fakt të ri
Sipas kryeministrit Rama, kjo na jep më shumë vlerësim dhe besim në arenën ndërkombëtare.
Për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet do të ndërmarrin. Ko konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe dukë qenë aktivë në një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konktrete në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne përkufizojmë edhe më qartë atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim, pasi është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një partner shumë i qëndrueshëm në atë font vendesh ku kemi zgjedhur të jemi si popull si komb si shtet, për të qenë një vend që fjalën e vet e thotë siç e mendon dhe mendon siç e thotë dhe jo një vend që qëndron si një vrimë e fundit e kavallit apo një pikë e fundit e bishtit dhe që vetëm tund kokën në shenjë aprovimi apo bën edhe më keq se kaq siç ka ndodhur në të shkuarën. Në ditët në vijim me ministren do shkojmë në SHBA. Me të gjithë partnerët tanë dhe njëkohësisht për të pasur edhe komunikimet tona me partnerët në Uashington për këtë zhvillim të rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së Rusisë, ku kërkonte angazhim që të respektojë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar. Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme.
Ajo letër i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të NATO-s dhe OSBE. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht, Çdo qeveri e ka marrë e ka lexuar, po e lexon ndërkohë që qëndrimet tona janë të qarta, janë të drejta dhe nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë, Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qartë në këtë pikë dhe gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është zhurmë mes të marrë që kanë marrë peng qytetarët
Lidhur me këtë arritje, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi fillimisht se mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara ekziston një sinergji mbi çështjet e sigurisë.
Xhaçka sqaroi se palët kanë ravijëzuar bashkëpunimin shumë të ngushtë mes tyre dhe se ky është një privilegj i jashtëzakonshëm.
Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Gjatë këtij bashkëpunimi që do materializohet përmes takimeve që do kemi në Uashington me Blinken, kemi krijuar një sinergji të veçantë lidhur me angazhimin e vendeve tona, edhe sa i takon çështjes së paqes dhe sigurisë, veçanërisht me situatën e konfliktit të Ukrainës. SHBA kanë qenë të gatshme të ndajnë me Shqipërinë përgjegjësinë e bashkautorësisë apo bashkëpenëmbajtësit për çështje që kanë lidhje me sigurinë dhe paqen dhe veçanërisht me Ukrainën. Është vlerësim dhe privilegj i jashtëzakonshëm për të bashkëndarë me SHBA përgjegjësinë për të qenë bashkëhartues në çështjen e Ukrainës, nj kontribut që jemi të gatshëm për ta marrë përsipër. Jemi të vetëdijshëm për përmasat tona, por kjo është çështje serioziteti, përgatitje dhe aftësie për të marrë përsipër përgjegjësi. Vendi ynë merr një rol të dorës së parë në çështje të sigurisë përmes bashk9ëhartimit me SHBA për çështjen e Ukrainës. Vendet tona do bashkëpunojnë ngushtë, do ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do jenë në origjinë të çdo nisje me këtë nismë. Projekti i parë do hartohet nga dy vendet tona dhe më pas do ndahet me të tjerë. Bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në takimet e Këshillit të Sigurimit. Është një shprehje e thellimit të partneritetit strategjik të dy vendeve
0 Comments: