Fermerët shqiptar vazhdojnë të përballen me vështirësi për të rritur prodhimin e tyre dhe për të dalë në tregjet jashtë vendit.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Konsumatorit, Ervin Resuli, tha në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, se shpërndarja e granateve nga skemat subvencionuese ka qenë selektive dhe ka favorizuar fabrikat e mëdha të qumështit dhe jo fermat e vogla.
“Janë dy lloj skemash subvencionuese, njëra skemë qeveritare dhe tjetra nga IPAD, në fakt kjo është deri diku e pamundur, ose deri më tani fermat blegtorale që kanë fituar, kanë qenë të numëruara me gishtat e dorës, sepse ato me 80 përqind nuk kanë arritur të fitojnë, sepse skena kombëtare bën që duke pasur një buxhet fare të vogël, fermerët nuk janë mjaftueshëm të mbështetur nga kjo skemë. Ato, janë thërrime, përballë nevojave të fermerëve. Nga 12 mijë fermerë, kanë fituar vetëm 7 mijë, ndërkohë që jemi në nivelin e rreth 60 mijë fermerëve aktiv dhe konkurrojnë vetëm 12 mijë të tillë.
Resuli, konsideron se shpërndarja e granteve dhe raporti me fqinjët, ndryshojnë shumë në Shqipëri nga vendet e rajonit, ku mbështetja ndaj fermerit është mëse dominonte.
“P.sh., historia e qumështit serb në Shqipëri, ka filluar që në vitin 2019, ne s’kemi standardin e fermave që ka Serbia. Blegtoria shqiptare, duhet të mbështetet nga shteti, duhet mbështetja sepse nuk mund të hapësh tregun e tu thuash vazhdo blegtorit. Mbështetja ka qenë jo e vërtetë, që e ka formalizuar, standardizuar dhe ose rritur blegtorin shqiptar që të konkurroi, kemi Kosovën, e cila nga buxheti i shëtit alokoi 50 milionë euro kurse Shqipëria me vetëm 30 milionë euro, e lere më të konkurrosh Serbinë me produktet tona.
Sipas Resulit, ditët e fundit ka patur pretendime nga fermerë e blegtorë, se Serbia nuk i njeh certifikatat blegtorale dhe bujqësore, që në fakt janë pjesë e marrëveshjes ‘Open Balkan’.
“Ajo çka ka ndodhur nëpërmes Serbisë, pritej, sepse kemi pasur përplasje gjithmonë, ajo kur sheh konkurrencën, vendos barriera, dhe përdor këto hile, sepse mbron produktin e vet. Duhet të rrisim standardet që të eksportojmë edhe me Serbinë, duhet ti shikojmë mirë marrëveshjet, sepse çdo shtet ka politikat e veta.
0 Comments: