MC Networking

Mungesa e kritikës varfëron letërsinë e përkthyer (VIDEO)

Mungesa e kritikës së mirëfilltë letrare në Shqipëri bëhet pengesë që te lexuesi të mbërrijë i gjithë spektri i autorëve të rinj, por premtues. Autorë që i përkasin minoritetit grek, të cilët kanë gjetur suksesin në shtetin fqinj, edhe pse të përkthyer në shqip, në shumë raste kalojnë pa u vënë re. Eleana Zhako, përkthyese e shumë veprave nga greqishtja dhe anasjelltas, në një intervistë në MCN TV thotë se shtëpitë botuese duhet të investojnë më tepër në këtë drejtim.  

“Në Shqipëri mesa kam vënë re, nuk ka kritikë letrare të konsoliduar, që kur vijnë shkrimtarë të rinj, të panjohur, nga vende më të vogla, t’u kushtohet një lloj rëndësie më e veçantë, një lloj debati. Ka disa shkrimtarë minoritarë që shkruajnë në greqisht dhe botojnë në Greqi. Janë libra që vërtet kanë interes për marrëdhënien, historinë e dy vendeve, njohjen më të mirë të njëri-tjetrit. Pavarësisht mundimeve të përkthyesve, nuk gjejnë jehonë. Përderisa nuk ekziston kritika, janë shtëpitë botuese që duhet të investojnë më tepër”, thotë ajo.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top