Vaksina është zgjedhur si fjala e vitit nga leksikografët në Oxford English Dictionary (OED).
Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19 dhe të gjithë shohin një rritje të përdorimit të kësaj fjale.
Redaktorja e lartë e OED, Fiona McPherson thotë se fjala vaksinë ishte një zgjedhje e qartë pasi ka bërë "ndikimin të mrekullueshëm. Të paktën që në vitin 1980 sipas korpusit tonë fjala vaksinë është përdorur rrallë deri këtë vit”, tha ajo.
Përdorimi i fjalës pandemi është rritur gjithashtu me më shumë se 57,000% këtë vit, shkruan BBC.
Ndërkohë Oxford Languages dhe Collins në vitin 2020 zgjodhi fjalën "bllokim".
Sipas raportit të kësaj organizate, fjala vaksinë është regjistruar për herë të parë më 1799, ndërsa vaksinohu dhe vaksinim një vit më vonë.
Vaksina besohet se rrjedh nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë. Sipas raportit, kjo fjalë lidhet me punën e shkencëtarit, Edward Jenner për vaksinim kundër lisë në vitet 1790 dhe 1800.
0 Comments: