Një aksion policor antidrogë po zhvillohet tek “Varri i Bamit” në Tiranë, ku një person ka mundur t’i shpëtojë policisë, ndërsa flitet se tre të tjerë kanë përfunduar në pranga.
Sipas të dhënave të para bëhet me dije se një nga të kërkuarit i ka shpëtuar policisë, pasi nuk ka hapur derën e makinës dhe në këtë mënyrë ka mundur të arratiset. Moment ky i siguruar edhe nga MCN TV.
Ndërkohë mësohet se gjatë aksionit blic teksa policia po ushtronte kontrolle, gazetari Ergys Gjençaj bashkë me grupin e xhirimit ka dalë nga automjeti dhe kanë nisur të filmojë. Në ato momente policia e ka shtrirë përtokë dhe e ka mbajtur për rreth një orë pa asnjë shpjegim.
Duke folur nga vendngjarja, pasi është lënë i lirë, gazetari Gjençaj tha se kjo situatë nuk i ka ndodhur kurrë më parë, ndërsa shtoi se ashtu siç policia po bënte detyrën e saj për të goditur krimin, edhe ai si gazetar po bënte punën e tij.
Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt. Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë. Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë
Nuk dihen ende detaje rreth këtij operacioni, ndërsa pritet që policia dalë me një informacion lidhur me operacioni që është në zhvillim e sipër afër “Shkollës së Bashkuar” në kryeqytet.
0 Comments: