MC Networking

Dita e Shna Ndout mbledh në Laç besimtarë nga i gjithë vendi (VIDEO) 

12 dhe 13 qershori mblodhi në kishën e Shna Ndout në Laç mijëra besimtarë, të cilët kremtuan festën e këtij shenjti. Të mbledhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar natën pranë kishës së Shna Ndout.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësues të kishës thonë se njerezit janë treguar besnikë ndaj këtij vendi të shenjtë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca dhe personeli mjekësor. Por pavarësisht masave të marra fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje në qytetin e Laçit.

Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë orë dhe u krijua radhë km automjetesh nga autostrada deri në kishën e Shna Ndout.

Kjo situatë u krijua dhe si shkak i punimeve që po kryhen në qytetin e Laçit në kuadër të rindërtimit nga tërmeti, pasi një pjesë e rrugëve janë të bllokuara dhe nuk lëvizet.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top