Në kuadër të Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka organizuar sot takimin e parë, duke pritur Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Rama dhe Tegeltija zhvilluan një takim bilateral në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku do të mbahet edhe samiti.
Në këtë samit marrin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Ndërkohë drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
0 Comments: