
Në sezonin e parë me Barcelonën Xavi Espart vijon të impresionojë.
19 vjeçari është produkt i akademisë së ‘’ La Masias ‘’ i cili ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Chelseat.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ tentojnë në çdo merkato të jenë protagonistë dhe presidenti Todd Boehly ka ofruar 20 milionë euro.
Në 30 qershorin e 2028-tës i përfundon kontrata me ‘’ Los Cules ‘’ dhe me paraqitjet e deritanishme besohet se lista e pretendentëve do të zgjerohet.
Interesi i kryeqytetasve mbetet një kërcënim për ‘’ Blaugranët ‘’ dhe flitet se krerët do ta rrisin klauzolën e prishjes së kontratës e cila mund ti arrijë 150 milionë eurot.
Kjo shifër do të konsiderohej tunduese por deri diku e justifikuar sepse Xavi Espart është një ndër më të spikaturit e dalë nga akademia.
Anësori e ka rritur nivelin në mënyrë progresive dhe e ka fituar besimin e Hansi Flickut i cili i ka luajtur pesë sfidat e Primera Division si titullar dhe numëron 440 minuta.
1 gol dhe 2 asiste është kontributi i katalanasit, për të cilin drejtuesit duhet të vendosin.
Duhet theksuar se cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe manjati amerikan mund ta plotësojë kushtin e vënë i cili do ta rrezikonte ndjeshëm qëndrimin e Xavi Espart në ‘’ Camp Nou ‘’.



