Miqësorja e dytë, tjetër barazim për Shqipërinë U-17

Miqësorja e dytë, tjetër barazim për Shqipërinë U-17

Shqipëria U-17, luajti miqësoren e dytë me moshatarët e Bosnje-Hercegovinë në stadiumin “Air Albania”.

Ashtu si ndeshja e parë, edhe ky takim u mbyll në barazim pa gola. Nga minuta e 63-të, Bosnja luajti me 10 lojtarë, pasi Marcetic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit Dervishi.

Gjithsesi as superioriteti numerik nuk mjaftoi, që kuqezinjtë të shënojnë një gol për fitore. Kombëtarja U-17 mbylli kështu përgatitjet e radhës që po kryhen para ndeshjeve të fazës Elite Round të Kampionatit Europian 2023.

Shqipëria është shortuar në Elite Round në grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy