
Ecuria e mrekullueshme e Nico Williams me kalimin e kohës po i siguron pretendentë.
Spanjolli ka ditur të bëjë diferencën tek Athletic Bilbao, i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Chelsea konsiderohet një kandidat potencial për të marrë shërbimet e sulmuesit për të cilin thuhet se mund të largohet nga ‘’ San Mames ‘’.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë ofruar rreth 80 milionë euro për kampionin e botës me Spanjën, për të cilin lufton edhe Manchester United bashkë me Arsenalin.
Paraqitjet e mrekullueshme kanë ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit, afërsisht 90 milionë euro momentalisht.
Gjithsesi kontrata me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i përfundon në 30 qershorin e 2035-sës i cili e ndihmoi Spanjën për të siguruar yllin e dytë në fanellë.
Kur bëhet fjalë për Premier Leaguen, kryesisht ekipet e elitës arrihet në konkluzionin se ofertat do të jenë të konsiderueshme, marrë parasysh edhe vlerat e asit nga Pamplona.
Megjithatë s’do të jetë e lehtë sepse e ka zhvilluar të gjithë karrierën tek Athletic Bilbao por duhet thënë se është në një ndër momentet më të rëndësishëm të saj.



