
Sezoni aktual konsiderohet një ndër më të ndërlikuarit e Juventusit në vitet e fundit, skuadër të cilës i janë hequr 15 pikë , fakt që rrezikon objektivat deri në fundin e sezonit .
Gjithsesi ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e tregoi në të kaluarën potencialin , sidomos në Serinë A , duke e dominuar për nëntë sezone rradhazi.
Merkatoja konsiderohet një etapë shumë e rëndësishme për ta hedhur pas këtë eksperiencë në sezonin vijues dhe pritet që gjatë verës italianët të investojnë për tu fuqizuar në çdo repart.
Mesfusha vijon të mos e bindë Massimiliano Allegrin, i cili nuk e ka harruar në asnjë moment Davide Frattesin e Sassuolos. 23 vjeçari është një ndër më të mirët e Scudettos , për të cilin Juventusi do të sfidojë Interin.
Tek ‘’ Trikolorët ‘’, lojtari nga Roma konsiderohet ndër më të mirët por drejtuesit e tyre janë të ndërgjegjshëm për potencialin e ish rekordmenëve të Serisë A, interes që mund ti japë një tjetër kuptim karrierës së Davide Frattesit nëse do të kanalizohet në një transferim në ‘’ Allianz Stadium ‘’ në merkaton e ardhshme.



