
Jude Bellingham do të jetë një ndër prioritetet e Real Madridit gjatë merkatos verore .
‘’ Galaktikët ‘’ po tentojnë me çdo mënyrë për ta finalizuar këtë histori, e cila ka si protagonist një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen.
Sipas ‘ Footmercatos ‘, zbuluesi i talentëve tek kryeqytetasit Juni Calafat ishte prezent në ndeshjen e djeshme ndërmjet Chelseat dhe Dortmundit për ta parë nga afër anglezin dhe në vijimësi parashikohet një mbledhje me babain dhe agjentin e ishi-t të Birminghamit , i cili po impresionon në çdo ndeshje me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ .
Siç dihet Toni Krossit dhe Luka Modricit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur dhe Carlo Ancelotti e konsideron ideal për mesfushën, i cili nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të mbështetet nga Fede Valverde , Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni , lojtarë kyç në 11-shen e strategut italian.
Megjithatë , Premier League vijon ti kërcënojë ‘’ Los Blancos ‘’ me dy përfaqësues cilësorë si Liverpooli dhe Manchester City për 19 vjeçarin , vlera e të cilit në merkato do të shënojë rritje nëse vijon në këtë nivel.



