
Tratativat e pandalura të drejtuesve të Real Madridit në lidhje me qëndrimin e Thibaut Courtois po japin rezultate.
‘’ Galaktikët ‘’ synojnë vijimin e belgut në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ deri në 30 qershorin e 2028-tës të cilët kanë treguar edhe njëherë besimin tek aftësitë e tij.
Para pak ditësh ishi i Chelseat e tregoi veten në ndeshjen në shtëpi kundër Interit me shtatë pritje determinante.
34 vjeçari mbetet një aset i çmuar i ‘’ Los Blancos ‘’ i cili e ka eksperiencën për ti përfaqësuar për më tej.
Vlen të kujtohet se belgu mbërriti në 2018-tën në kryeqytetin spanjoll dhe që prej atij momenti ka ditur të performojë në lartësinë e duhur.
Gjithashtu rikthimi i Jose Mourinhos i ka dhënë shtysë gardianit të tre shtyllave por duhet theksuar se të gatshëm në çdo rast për ‘’ Los Merengues ‘’ janë edhe Andriy Lunin dhe Javi Navarro.
Megjithatë duhet nënvizuar se në ekipet zinxhirë performojnë disa elementë cilësorë si Sergio Mestre, Alvaro, Ferran Quetglas, Illia Voloshyn dhe Guille Ponce dhe mund ti vijnë në ndihmë ish fituesve të Champions Leagues në të ardhmen e afërt.
Qëndrimi i peshave të rënda natyrisht vijon të jetë prioritet, jo vetëm tek Real Madridi por edhe çdo klub elite.



