
Mosarritja ende e marrëveshjes në lidhje me rinovimin e ka vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Alexis Mac Allister tek Liverpooli.
Mesfushorit i merr fund kontrata në qershorin e 2028-tës, për të cilin ka hyrë në garë Real Madridi.
‘’ Galaktikët ‘’ mbeten një kërcënim për ‘’ Të Kuqtë ‘’ duke qenë se konsiderohet ndër ekipet më të suksesshëm dhe të pasur në botë.
Traineri Andoni Iraola i ka dhënë prioritet Dominik Szoboszlait dhe Ryan Gravenberch duke e lënë në prapavijë ish kampionin e botës me Argjentinën.
Por një transferim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund t’ia ndryshojë për mirë karrierën sepse Real Madridin e preferojnë shumë lojtarë.
Gjatë katër sezoneve në ‘’ Anfield Road ‘’ ishi i Brighton ka ditur ta bëjë diferencën dhe sipas disa portaleve presidenti i Liverpoolit Tom Werner synon të arkëtojë rreth 100 milionë euro.
Siç dihet Florentino Perezit i kanë pëlqyer gjithmonë sfidat por duhet theksuar se do të zhvillohet një tjetër derbi madrilen sepse e pretendon edhe Atletico Madridi.
Andoni Iraola e vlerëson kontributin e Alexis Mac Allister i cili bën diferencën sidomos në momente të vështira.



