Sfidë e ashpër për Mac Allister

Sfidë e ashpër për Mac Allister

 Pas fitimit të Botërorit të Katarit me Argjentinën , Alexis Mac Allister është përfshirë në planet e disa ekipeve të rëndësishme .

Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një sfidë e ashpër për mesfushorin , lajm i cili i ka bërë drejtuesit e Brightonit të fërkojnë duart.

Manchester City , Atletico Madridi dhe Liverpooli tanimë i kanë trokitur në derë 24 vjeçarit , një ndër më determinantët e Lionel Scalonit gjatë këtij evenimenti , të cilin kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’ e fitoi me shumë meritë.

 ‘’ The Citiziens ‘’ janë koshientë për potencialin e ishi-t të Boca Juniorsit , lojtar që po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend.

Për sa i përket spanjollëve, problemet si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik vijojnë të marrin fokusin kryesor dhe prej kohësh Alexis Mac Allister konsiderohet një vlerë e shtuar në mesfushë nga ‘’ El Cholo ‘’.

Edhe ‘’ The Redsat ‘’ pak a shumë janë në të njëjtën situatë me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , të cilët morën një leksion në ndeshjen e parë të 1/8-tave kundër Real Madridit në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe pritej reagimi i menjëhershëm i Jurgen Klopp .

Gjermani ka mbetur i pakënaqur me performancën e të tijëve dhe sipas gazetarit të ‘ Relevos ‘ Matteo  Moretto Liverpooli do të tentojë firmosjen me lojtarin nga Pampa gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy