
Pas periudhës tek Vasco de Gama, ekip me të cilin e përfundoi kontratën në shkurtin e 2026-tës Philippe Coutinho ka tentuar ta zgjidhë sa më shpejt të ardhmen.
Mesfushori e ka arritur objektivin duke qenë se i është bashkuar Santosit dhe flitet se do të firmosë deri në muajin dhjetor.
34 vjeçari transferohet në ‘’ Urbano Caldeira ‘’ si një lojtar i lirë edhe pse ende klubi nuk e ka zyrtarizuar.
Referuar sezonit aktual tek Vasco de Gama ishi i Barcelonës u aktivizua në 7 sfida, shënoi 3 gola si dhe kontriboi me 1 asist.
Tek Santos do të jetë një tjetër sfidë në karrierë, ekip i cili deri më tani ka firmosur me Arthur Melo, Rodinei, Everton Cebolinha dhe Lima.
Në këtë marrëveshje ka ndërhyrë Neymar Junior duke e lehtësuar atë si dhe gjithashtu e ndihmoi klubin për të paguar një borxh ndaj Monacos me anë të biznesit familjar ‘ NR Sports ‘ .
Me këtë hap të hedhur ishi i Barcelonës dhe Paris St Germain tregon edhe njëherë afektin për klubin e zemrës i cili do të qëndrojë për rreth 2 muaj larg fushave për arsye dëmtimi.
Por s’duhet harruar se traineri Cuca ka në dispozicion edhe Gabigol, ishi-n e Interit dhe me këtë trident të formuar në metrat e fundit pa diskutim që Santosi do të jetë një kandidat potencial për fitimin e titujve, jo vetëm në Brazil.



