U mbyll në barazim 1-1 sfida mes Bylisit dhe Erzenit, e vlefshme për javën e 24-t në Abissnet Superiore.
Ballshiotët kaluan në avantazh me Esquerdinha në minutën e 65-të, ndërsa shijakasit barazuan në minutën e 89-të, me Kahrimanovic që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund nuk mungoi as tensioni, ku lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr masiv, ku duhej ndërhyrja e policisë, për të qetësuar gjakrat.
Me këtë barazim, Bylis mban vendin e parafundit me 27 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e pestë me 33 pikë.



