
Më në fund Marcelo Brozovic e ka zgjidhur të ardhmen.
Duhet kujtuar se kroati prej shumë kohësh ishte në kërkim të një ekipi i cili në vijim do të përfaqësojë Al-Saad.
Pas eksperiencës në Arabinë Saudite mesfushori do të nisë një tjetër në Katar, sipas informacioneve të Fabrizio Romanos.
Ishi i Interit ka firmosur deri në 2027-tën me opsionin e zgjatjes së saj për një tjetër sezon, gjithmonë në varësi të performancave.
Tre sezonet tek Al-Nassr përmblidhen me 124 sfida, 8 gola dhe 23 asiste i cili tek Al-Saad do të gjejë mbështetjen e komponentëve cilësorë, ndër të cilët edhe atë të Alessio Romagnoli, ishi i Milanit.
Përveç kampionatit nxënësi i Razvan Lucescut do të ketë shansin të performojë edhe në Champions Leaguen e këtij kontinenti, kompeticion të cilin e njeh mjaft mirë.



