
Tek Interi vijohet të punohet me shumë përkushtim në lidhje me merkatot vijuese.
Trainerin Cristian Chivu natyrisht e presin sfida të vështira në të ardhmen i cili e gëzon mbështetjen e Giuseppe Marottas.
Calvin Bassey i është bashkuar listës së rumunit, lojtar i Fulhamit.
Nigeriani i ka përmbushur pritshmëritë, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e 2027-tës.
Roli kryesor i tij është si qendërmbrojtës por mund të adaptohet edhe si anësor, fakt që e ka ndihmuar prapavijën e londinezëve gjatë sfidave.
Për trainerin Alvaro Arbeloa afrikani është tejet i rëndësishëm i cili ka luajtur në secilën sfidë në sezonin aktual.
Tashmë janë bërë 105 sfida me Fulhamin që prej momentit kur u transferua nga Ajaksi në ‘’ Craven Cottage ‘’, për të cilin u investuan më shumë se 20 milionë euro.
Vlera e kartonit është rritur në sajë të kontributit të dhënë dhe duhet shtuar se përfaqëson Nigerinë edhe pse ka lindur në Aosta të Italisë.
Për Calvin Bassey konsiderohet një mundësi shumë e mirë për ta vijuar karrierën pasi tek Interi luftohet për tituj në çdo sezon.



