Roma, interes për Endrick

Roma, interes për Endrick

 Eksperienca e Endrick tek Real Madrid sa vjen edhe po vështirësohet.

Mungesa e minutave vijon ta shqetësojë sulmuesin i cili gjithsesi premton shumë për të ardhmen. 

20 vjeçari tanimë pretendohet nga Roma, kontrata e të cilit me ‘’ Galaktikët ‘’ përfundon në 2030-tën. 

Duhet kujtuar se ishi i Palmeiras nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Interit, e vlefshme për Champions Leaguen dhe në atë kundër Rayo Vallecanos. 

Që nga momenti i veshjes së bluzës së ‘’ Los Blancos ‘’ amerikano-jugori numëron 40 sfida dhe 4 gola por mungesa e minutave mund t’ia hapë dyert e largimit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Ndërkohë drejtori sportiv i ‘’ Verdhekuqve ‘’ Tony D’Amico po e studion formulën për arritjen e marrëveshjes gjatë merkatos së dimrit. 

Endrick edhe pse nuk e ka gjetur dot veten tek ‘’ Los Merengues ‘’ mbetet një element tejet cilësor në metrat e fundit, ndër talentët më të spikatur në Amerikën e Jugut. 

Por s’mbaron me kaq sepse për yllin e ofensivës kanë shfaqur interes edhe Liverpooli bashkë me Milanin, kandidatë të cilët mund ti vënë në vështirësi ish fituesit e Conference Leagues nën drejtimin e Jose Mourinhos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy