Bylisi ka mposhtur minimalisht Kastriotin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Abissnet Superiore.
Për të marrë një fitore të rëndësishme, ballshiotëve u mjaftoi goli i debutuesit Doi në minutën e 76-të.
Kastrioti me këtë humbje shkon në vendin e fundit në renditje me vetëm 19 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Bylisi është ngjitur në vendin e 7-të me 23 pikë.



