Partizani luan një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të hënë, siç është derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës.
Të kuqtë kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar ende te titulli kampion. Duke parë situatën e vështirë që po kalon skuadra, fitorja bëhet detyrim për “demat”.
Në një sfidë kaq të rëndësishme, trajneri Xhovani Kolela, mund t’i gëzohet edhe rikthimeve.
Të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për sfidën me Tiranën dhe tekniku italian më në fund do të ketë mundësi zgjedhje për formacionin, pas dëmtimeve të shumta që ka pasur këtë sezon.



