Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht Kastriotin në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në Abissnet Superiore.
Një ndeshje më shumë vuajtje për bardheblutë, që fillimisht humbën një penallti me Hasanin. Në minutat e fundit shpërtheu një sherr në fushë dhe u ndëshkuan me të kuq Çela dhe Aleksi.
Kur të gjithë mendonin se ndeshja do mbyllej në barazim, ishte Nikqi, i cili në minutën e 100-të, pas një krosimi nga e djathta, gjuan me kokë dhe e ndal topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Tirana vazhdon në krye me 40 pikë, ndërsa Kastrioti renditet në vendin e fundit me 20 pikë.



