
Aktualisht Milani nuk po kalon një moment të mirë në Serinë A pasi janë shumë larg titullit dhe përgjegjësi kryesor për këtë situatë është Stefano Pioli.
S’duhet harruar se edhe në aspektin ekonomik ‘’ Djalli ‘’ lë për të dëshiruar dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ drejtuesit janë përfshirë menjëherë në këtë histori duke i vënë ultimatum 57 vjeçarit.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, nëse ishi i Fiorentinës nuk do të arrijë ta kualifikojë Milanin në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues , aventura e tij në ‘’ San Siro ‘’ do të marrë fund.
Rezultatet e fundit sigurisht lënë vend për shumë dyshime dhe evidentojnë një mungesë të theksuar efikasiteti në prapavijë.
Nëse s’do të ketë përmirësim në vazhdimësi, rrezikohet edhe e ardhmja e Rafael Leaos, i pretenduar nga disa klube të rëndësishme .
Ndeshjet vijuese konsiderohen përcaktuese, ndër të cilat spikat ajo e kthimit ‘’ White Hart Lane ‘’ kundër Tottenham Hostpurit , e parashikuar të zhvillohet në 8 mars.



