
Milani është një nga skuadrat, që po vuan shumë dëmtimet këtë sezon. Megjithatë këtë të premte, ka pasur edhe lajme të mira për kuqezinjtë.
Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është stërvitur për herë të parë pas një periudhe të gjatë me skuadrën.
Sulmuesi suedez mungon nga maji i vitit të kaluar dhe pritet të jetë i gatshëm në ndeshjet e radhës. Lojtarit do i duhet edhe pak kohë për tu rikuperuar plotësisht, por Pioli mund t’i gëzohet prezencës së tij, edhe si lider për lojtarët e tjerë.



