Shpëtim Duro është trajneri më i ri i Strugës në Maqedoninë e Veriut.
Pak ditë pas largimit nga drejtimi i Egnatias, Duro rikthehet të drejtojë një tjetër skuadër.
63-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Strugës dhe është prezantuar këtë të mërkurë.
Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke pasur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi.
Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende dhe klubi lajmëroi në mbrëmjen e së hënës largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski.



