Dani Carvajal, drejt Premier Leagues

Dani Carvajal, drejt Premier Leagues

  E ardhmja e Dani Carvajal vijon të përflitet. 

Në orët e fundit sipas gazetarit të ‘ TeamTalk’ Graeme Bailey spanjolli i është vetëofruar disa ekipeve në Premier League. 

Anësori prej vitesh është konsideruar një ndër kyçët tek Real Madridi, fitues i shumë trofeve, gjithashtu edhe me Spanjën. 

Në datën 30 qershor mbrojtësi e finalizoi kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’, për të cilin janë interesuar edhe në Arabinë Saudite dhe në Major League Soccer. 

Si duket prioritet është qëndrimi në kontinentin e vjetër dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një ndër kampionatet më prestigjozë. 

Si Liverpooli ashtu edhe Manchester City e kanë studiuar mundësinë e transferimit të 34 vjeçarit i cili mund ti shërbejë me eksperiencën mbi supe dhe natyrisht e njeh mjaft mirë rrugën drejt suksesit. 

Pas 13 sezonesh ishi i Bayer Leverkusenit e mbylli etapen me ‘’ Los Blancos ‘’ e cila përmblidhet me 450 sfida, 14 gola dhe 27 tituj, ndër të cilët gjashtë Champions League, katër Primera Division dhe dy Kupa Mbreti. 

Duhet kujtuar se eksperiencën tek kryeqytetasit Dani Carvajal e nisi në ekipet inferiore në 2002 dhe më pas në ekipin e parë në 2013-tën. 

Me këto arritje mund të konsiderohet një legjendë tek Real Madridi por gjithsesi çdo fillim e ka edhe një fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy