Spanjë, Messi blen një ekip futbolli të divizionit të dytë

Spanjë, Messi blen një ekip futbolli të divizionit të dytë

Lionel Messi është afër përfundimit të një marrëveshjeje për të blerë ekipin e divizionit të dytë spanjoll, Eldense, sipas raportimeve në Spanjë.

 

Messi fillimisht ka rënë dakord të blejë të gjitha aksionet e mbajtura nga pronari i shumicës TH Soluciones Group SAS, me një njoftim që pritet në ditët në vijim.

 

Grupi kolumbian i investimeve, i cili mori kontrollin e Eldense në tetor 2025, do t’ia transferojë të gjithë aksionet e tij Messit.

 

Marrëveshja i nënshtrohet miratimit të Këshillit Suprem të Sportit të Spanjës (CSD).

 

Messi, i cili kohët e fundit u tërhoq nga kombëtarja e Argjentinës, bleu ekipin spanjoll të nivelit të pestë Cornella më 16 prill dhe pritet të marrë një pjesë të aksioneve në Inter Miami sapo të skadojë kontrata e tij me klubin amerikan.

 

Eldense ka selinë në Elda, një qytet me rreth 55.000 banorë në provincën lindore spanjolle të Alicante-s.

 

Klubi e ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së tij në divizionet më të ulëta të Spanjës, por, pas investimeve të reja, ka garuar në divizionin e dytë në tre nga katër sezonet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy