Kulla 24 katëshe te “Komuna e Parisit”, kthehet në mollë sherri për banorët dhe firmën ndërtuese tek kompleksi “Kika” (VIDEO)

Kulla 24 katëshe te “Komuna e Parisit”, kthehet në mollë sherri për banorët dhe firmën ndërtuese tek kompleksi “Kika” (VIDEO)

Në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet po ndërtohet një kullë 24 kate nga firma TDT Partnes me leje ndërtimi të datës 11.06.2026. Ajo është kthyer në një objekt mosmarrëveshje midis banorëve që jetojnë aty dhe firmës ndërtuese. Situata është përshkallëzuar deri në protestë.

 

Banorët pretendojnë që mjetet e rënda nuk duhet të kalojë përmes asaj rruge që ato e quajnë si pronë komunitare e pallatit të cilët ato jetojnë.

 

Tek hyrjet e pallateve janë të afishuar disa postera ku kërkohet të respektohet komuniteti dhe rruga që është. Ata kanë afishuar dhe një thirrje për protestë në lidhje me këtë çështje. 

 

Ekipi i MCN TV dhe emisionit “Xhadat” shkuan në protestë por shkuan dhe pranë IKMT-së dhe ato shprehen se institucioni jone nuk ka tagër të ndërhyjë në këtë fazë të zhvillimit të projektit. 

 

E vetmja arsye që ky institucion të ndërhyjë në një moment të dytë, nëse gjatë punimeve do ankohen banorët për shkak të ndotjes mjedisore. Vetëm atëherë mund të depozitohet një kërkesë. 

 

Deri në atë moment nuk mund të bëjmë asnjë ndërhyrje. “Xhadat” shkuan dhe pranë ASHK por pranë recepsionit iu thane që nuk mund të japim asnjë përgjigje, por duhet të dërgoni një kërkesë me shkrim. 

 

E pyetëm se me kë po komunikonim dhe çfarë funksioni kishte aty, por ajo u shpreh se nuk kishte nevojë për shpjegime të mëtejshme. Edhe në këtë institucion asnjë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy