
Mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit kanë mbërritur dy superjahte në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe bosit të ekipit të Manchester City.
Jahtet hanë ankoruar respektivisht në kalatat nr.4 dhe 5 të portit. Ato do të furnizohen gjatë ditës së sotme me 700 mijë litra karburant.
Sipas burimeve nga institucioni nga ky furnizim buxheti i shtetit do të arkëtojë 280.000 euro nga taksa direkte e luksit prej 0.4€/litër.



