Me flamuj kuqezi, kapele të UÇK-së dhe pankarta në duar, një grup i shoqërisë civile në Vlorë po proteston në sheshin në qendër të qytetit, pranë Sahatit.
Qytetarët janë ngritur në protestë kundër projektit të muzeut hebraik, një projekt ky që parashikon ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë në shenjë solidariteti të mikpritjes që populli i Vlorës tregoi ndaj tyre.
Gjatë tubimit, disa prej qytetarëve pjesëmarrës morën fjalën për të treguar arsyet konkrete se përse kanë dalë në shesh dhe pse janë kundër këtij projekti.
Sipas tyre, ky ndërtim cenon drejtpërdrejt historinë lokale dhe dëmton rëndë një prej zonave më të rëndësishme historike të qytetit të Vlorës, duke prishur identitetin urban dhe kulturor të kësaj hapësire qendrore.



