Mot i paqëndrueshëm dhe me shtrëngata/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Mot i paqëndrueshëm dhe me shtrëngata/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Kjo situatë vjen si pasojë e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell, kthjellime.

Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.  

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

Më pas duke filluar nga dita e mërkurë deri në fund të javës, ditët e enjte dhe e premte, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve por edhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy