Elbasani vishet me traditë, panairi sjell artizanatin e folklorin

Elbasani vishet me traditë, panairi sjell artizanatin e folklorin

Promovimi i artizanatit dhe folklorit shqiptar e në veçanti atij të qarkut të Elbasanit, ka qenë në fokus të panairit të zhvilluar në qendër të qytetit të Elbasanit.

 

Artizanët nga qytete të ndryshme, ekspozuan për vizitorët punimet e tyre. Ekspozitës së artizanatit, nuk i munguan as punimet zbukuruese të drurit. Megjithëse, vendin kryesorëe  zinin sixhadet, mbulesat me fije leshi dhe pambuku. Këto punime duket se gjatë viteve të fundit po kërkohen nga turistët gjithnjë e më tepër.

 

Në panair morën pjesë edhe mjeshtrat e drurit, të cilët po gjenden gjithnjë e më rrallë në vendin tonë. Fatkeqësisht për këtë punë interesi ka rënë. 

 

Në Elbasan tashmë po kthehet në traditë, promovimi i artizanëve përmes panaireve të shumëllojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy