Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure dëgjesën publike me qytetarët në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative-terrotoriale, e cila parashikon bashkimin e Patosit me bashkinë Fier.
Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj, dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit.
Gjatë dëgjesës ku ishin të pranishëm qytetarë, këshilltarë të Këshillit Bashkiak dhe grupe interesi u shprehën njëzëri kundërshtimi ndaj bashkimit me Fierin. Për ta Patosi nuk është vetëm një tabelë, një indeks apo distancë në kilometra, por histori dhe identitet.
Kryebashkiaku Duro dhe Këshilli Bashkiak do të vijojnë në ditët në vijim procesin e konsultimit publik edhe në njësitë administrative.



