Cez-Dia/ Hoxha: Pas Metës do ketë thirrje të tjera, shpresoj që ngjarja të mos të përdoret për propagandë

Cez-Dia/ Hoxha: Pas Metës do ketë thirrje të tjera, shpresoj që ngjarja të mos të përdoret për propagandë

Gazetari Artan Hoxha në 'Të Paekspozuarit' komentoi lidhur me paraqitjen e Ilir Metës në SPAK  për të cilin u shpreh se e ka ndjekur me vëmendje atë që ai ka deklaruar pas dëshmisë së tj. Ai tha se kjo është një nga çështjet që ka ndenjur më gjatë në duart e prokurorëve, ndërsa theksoi se nuk do jetë vetëm Meta sepse sipas tij do të ketë thirrje të tjera, edhe Berisha.

Meta ka të drejtë të thotë që çështja CEZ-DIA hapet sa herë ka probleme maxhoranca, pr meqë unë jam thirrur në SPAK për këtë çështje, që njihet si “Dosja 55”. Kjo ka nisur në korrik 2019 dhe e ka hapur prokurori Altin Dumani që sot kryeson SPAK-un. E ka ndjekur dhe ka punuar pa bërë zhurmë. Jam thirrur 4 herë dhe më kërkuan një material dhe u habita duke i pyetur se nga e dinin që ekziston ku material. Ai ishte një material i siguruar në Vjenë, jashtë territorit të Shqipërisë. Mu tha se ish-deputeti dhe ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, ishte thirrur dhe kishte vënë nën dijeni se ekziston një material i tillë, që e ka gazetari filan dhe ia ka vënë në dispozicion një diplomatit të huaj, kishte deklaruar Prifti.

Unë ia vura në dispozicion SPAK dhe aty flitet për shumë personazhe të rëndësishëm, ish-ministra, ish-presidentë, ministra, edhe këta që janë sot në pushtet, sepse kemi të bëjmë me energjinë që është motori i ekonomisë së një vendi. OSHEE e sotme, CEZ-i i djeshëm u privatizua dhe më pas u shtetëzua dhe pas kësaj u bë një marrëveshje për të penguar gjyqin e Arbitrazhit, ku Shqipëria rrezikonte të humbte 130 milionë euro. Për të mos e bërë këtë, Kastriot Ismailajt i sekuatruan paratë që kishte në bankë dhe nga ai moment ai nuk paguante dot studion ligjore në Zvicër dhe ajo hoqi dorë.

Shqipëria nuk e fitoi çështjen në Arbitrazh, por i thau burimet avokatëve dhe ata e lanë çështjen.Në këtë histori është përfshirë Dritan Prifti dhe ka deklarime edhe nga shtetas çekë.Z. Meta nuk është i pari, aty do të shohësh shumë të tjerë që do të thirren. Do të thirren edhe nga maxhoranca, sepse është njqë histori që nisi në kohën në PD-së dhe u finalizua nga kohën e PS-së. Aty ka patur rreth 414 milionë euro dhe kanë marrë lekë për të tërë. Unë besoj se aty do të thirret ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Energjitikës kur është bërë marrëveshja, Damian Gjiknuri. Si u shtetëzua CEZ-i? Shteti shqiptar pagoi ca para për çekët që çësthja të mos shkonte në Arbitrazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy