Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” se komunizmi është mirëkuptuar në Europën Perëndimore sepse ka si element kryesor internacionalizmin.
Në debatin globalizmi dhe neoliberalizmi, njerëzit duhet ta kenë të qartë që ka një arsye ideologjike, filozofike, pse është mirëkuptuar komunizmi në Europën Perëndimore. Elementi kryesor është internacionalizmi. Komunizmi dhe internacionalizmi shkojnë hap pas hapi. Ndërsa filozofitë që kategorizohen si nacionalistë, e përjashtojnë internacionalizmin, sepse duan interesin e kombit. Amerika e pas luftës ka qenë drastike ndaj komunizmit. Chaplin-i u detyrua të ikë nga SHBA. Një plejadë artisësh u detyruan të largohen sepse u akuzuan si komunistë. S’ka qenë gjithmonë mirëkuptimi ndaj komunizmit. Mirëkuptimi ndaj komunizmit është nga 90-ta e mbrapa. Kjo që po ndodh 90’ e pas është politikë. Në Gjermani është ngritur para dy, tre vjetësh statuja e Leninit. Është partia LINKE, partia e majtë gjermane që e ka ngritur. Ndërkohë që as e çon në mend të ngresh statujë të Hitlerit sepse je direkt në burg. Pse lejoheshin partitë komuniste dhe ndaloheshin partitë fashiste?! Pse i duhej kjo elita komuniste?! Të liheshin 5 vjet pa punë".



