Xhixho: Të rinjtë dhe intelektualët po ikin sepse paguhen më pak se kudo në rajon

Xhixho: Të rinjtë dhe intelektualët po ikin sepse paguhen më pak se kudo në rajon

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thote se modeli ekonomik që ka krijuar qeveria « Rama» po i dëbon të rinjtë dhe profesionistët jashtë vendit. Në një postim në Facebook, ajo thotë se shqiptarët kanë pagën mesatare më të ulët në rajon, ndërsa përballen me krizën e cmimeve.

 

Shqiptarët kanë rrogat më të ulta në rajon.

Nuk na e kalon vetëm Kosova, por të gjitha vendet fqinje.

Në Shqipëri, paga mesatare është 520 euro

Në Mal të Zi – 885 euro

Në Serbi - 880 euro

Në Maqedoninë e Veriut – 780 euro

Në Bosnjë-Hercegovinë – 820 euro

Ndërsa në Serbi, profesionistët e IT paguhen mesatarisht 3 mijë euro në muaj, Shqipëria po eksporton me shpejtësi talentet në këtë fushë, sepse nuk i paguan.

Ndërkohë që qeveria pasurohet me paratë e shqiptarëve që paguajnë dyfishin për çdo produkt në krahasim me një vit më parë, qytetarët po detyrohen të heqin nga tryeza edhe ushqimet bazë.

Është e qartë se kjo është qeveria e disave dhe modeli ekonomik që ajo ka krijuar, favorizon vetëm disa.

Kjo është arsyeja pse mijëra të rinj dhe profesionistë zgjedhin të largohen nga vendi.

Shqipëria ka nevojë për qeverisje që i krijon mundësi të gjithëve e jo disave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy