
Ndikimin dhe lidhjen e mundshme me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal të kryeministrit Edi Rama, analisti Neritan Sejamini, e cilëson shumë të rëndë.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, Sejamini, ngre pyetjen se si arriti të ndikojë Rama te ky agjent i lartë i shtetit amerikan, kundër opozitës, të cilën gjë, e cilësojë ngjarje shumë të rëndë.
Ne këtu po flasim për aktakuzë amerikane, por qeveria, Rama, të arrij të ndikojë në organet ligj zbatuese, të ndikojë te një agjent të një vendi tjetër që është i korruptuar, për ta hapur një hetim kundër opozitës, pra është shumë e rëndë.
Ne nuk jemi gjykatës. Po flasim për faktet e një akt-akuze amerikane. Ka një skenar të qartë. Një drejtues i lartë i FBI ka ardhur këtu në mënyrë ilegale, është financuar dhe pastaj ka hapur një hetim kundër opozitës. Kaq na mjafton për të besuar se qeveria ka ndikuar në mënyrë të paligjshme një funksionar të lartë të FBI. Kjo është një vepër shumë e rëndë. Nëse e zbehim këtë gjë, kjo është skandaloze.
Që qeveria e Shqipërisë, të ndikojë organet ligjëvenëse të SHBA, të ndikojë një agjent të korruptuar, të ndikojë për të hapur një hetim kundër opozitës, është shumë e rëndë për pluralizmin shqiptar dhe për vetë ne.
Është fazë e frikshme sepse kur ti arrin të ndikosh një punonjës kaq të lartë, ti kap atë që nuk e ka kap Rusia, kur ky lloj investimi i madh nga qeveria në mënyrë të paligjshme nga personi që është ndikuar, nuk ka rëndësi kush e heton, është skandaloze, është shumë e rëndë.



