Debat në Kuvend për pagat e magjistratëve/ Bardhi kërkon tërhiqjen e projektligjit, Balla: Kërkesë hipokrite, votoni sot

Debat në Kuvend për pagat e magjistratëve/ Bardhi kërkon tërhiqjen e projektligjit, Balla: Kërkesë hipokrite, votoni sot

Kuvendi i Shqipërisë është duke zhvilluar ditën e sotme seancën plenare, ku një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës është votimi i formulës së re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve. 

 

Kjo pikë ka ndezur debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, pasi Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht heqjen e projektligjit nga rendi i ditës me qëllim vijimin e konsultimeve me vetë magjistratët.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar zyrtarisht tërhiqjen nga rendi i ditës i projektligjit për pagat e magjistratëve. Sipas tij, nxitimi për të votuar këtë projektligj pa një konsultim efektiv rrezikon të sjellë shkelje të Kushtetutës. 

 

Komisioni i Ligjeve ka miratuar një version të ndryshëm nga ai që është propozuar më herët nga mazhoranca. Duhet të tërhiqet nga rendi i ditës ky projektligj sepse rrezikohet të shkelet Kushtetuta. Duhet marrë koha e mjaftueshme për t'u diskutuar me magjistratët. Sistemi i drejtësisë ka qenë nën presionin e mazhorancës për 7 vite. Nuk mund të tallemi me trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse duam që ata të bëjnë drejtësi.

 

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, hodhi poshtë kërkesën e opozitës duke e cilësuar atë si hipokrite dhe vlerësoi faktin që PD-ja tashmë po del në mbrojtje të gjyqtarëve.

 

Kërkesa juaj nuk mund të miratohet. Mua më vjen mirë që dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse tregon reflektim nga ato sharjet dhe fyerjet që kemi dëgjuar shpesh prej tyre. Ligji sot do të diskutohet, jemi këtu për ta votuar. Vota jonë është kundër shtyrjes, sepse kërkesa është hipokrite, fillimisht na u tha që jeni vonuar dhe tani që jemi këtu, kërkoni ta shtyjmë sërish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy