Veliaj u la në burg nga Gjykata e Lartë, Musai: Lihet në qeli sepse jashtë kërcënon pozitat e Ramës (VIDEO)

Veliaj u la në burg nga Gjykata e Lartë, Musai: Lihet në qeli sepse jashtë kërcënon pozitat e Ramës (VIDEO)

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

 

Në lidhje me këtë vendim, analisti Engëll Musai, i ftuar në "MCN Live", tha se mbajtja në burg e Veliajt është një lëvizje politike sepse nëse del, mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për pozitat e kryeministrit Edi Rama.

Veliaj nxjerr urdhra dhe emëron dhe nëse do të prishte prova i prish kur të dojë, por e lënë në burg sepse duan ta lënë në burg, nëse del Veliaj është kërcënim për Edi Ramën. Po këta kanë qenë bashkë, nuk ka qenë vetëm Veliaj me Ramën por dhe Fatmir Xhafaj, Taulanti edhe të tjerë që sot janë në burg. Ne themi mirë bëri që e la në burg, po t’i vajte fute në burg edhe ish-presidentin, ku i ke ministrat që u arrestuan, i nxorre nja nga një nga burgu. Edhe këto gjyqtar dhe prokuror që janë sot mos mendoni se janë të pavarur. Merrni një listë familjare të tyre dhe do të shihni se çfarë lidhje kanë atë me njëri- tjetrin.

 

Një koment e pati edhe me vizitën e kreut të PD Sali Berisha në SHBA pak ditë më parë. Sipas Musait, dhënia e vizës nuk nënkupton se sanksionet apo akuzat që çuan në shpalljen e tij "non grata" në vitin 2021 janë rrëzuar apo shpallur të pavërteta. 

 

Analisti theksoi se Berisha duhet t’ja lërë vendin figurave të reja në PD, pasi e ka të pamundur që të vijë në pushtet.

‘Ishte një gjë e mirë sepse pas 5 vitesh Berisha mbërriti në SHBA, por ishte vizitë politike dhe jo zyrtare, Amerika di t’i ndaj me thikë këto gjëra. Ai mori vizë, por nuk u tha se ato që janë thënë kur u mor vendimi për non gratën në 2021 janë të pavërteta.

Nuk i ka thënë njeri që ato të non gratës janë rrëzuar, asnjë nuk i ka rënë, thjesht iu dha viza, tani Berisha duhet që të promovojë vlera të reja. Ai duhet që të spostohet, edhe nëse nuk spostohet është e drejta e tij, por nuk vjen dot në pushtet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy