Tensione në Berat për "Territorialen"/ Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, ata bojkotojnë takimin

Tensione në Berat për "Territorialen"/ Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, ata bojkotojnë takimin

Një dëgjesë publike e zhvilluar në Berat, e fokusuar te diskutimet për Reformën e re Territoriale, ka degraduar në debate të ashpra verbale dhe tension të lartë mes Kryeministrit Edi Rama, përfaqësuesve të Poliçanit dhe aktores Egla Ceno.

 

Takimi, i cili kishte në qendër ndryshimet e mundshme administrative përfshirë planet për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit nisi me prezantimin e bërë nga Ministri i Brendshëm Ervin Demo.

 

Menjëherë pas fjalës së ministrit, banorët dhe përfaqësuesit e ardhur nga Poliçani kanë ndërhyrë për të shprehur kundërshtitë e tyre të forta ndaj ndryshimeve në hartën administrative. 

 

Situata është tensionuar kur kryeministri Rama u është drejtuar qytetarëve duke u thënë: "Qepeni gojën". Kjo deklaratë ka sjellë irritim të menjëhershëm në sallë, duke ndezur një debat të ashpër dhe të drejtpërdrejtë verbal mes kryeministrit, kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, dhe aktores Egla Ceno, e cila ishte e pranishme në takim.

 

Kjo ka bërë që e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani të bojkotojë takimin dhe të largohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy