Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh

Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh

 

Sot shënohet dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë.

 

Fillimisht ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet dhe qytetarët do të shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

 

Edhe për ditën e sotme, diaspora shqiptare do të jetë sërish e pranishme.

 

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. 

Ata kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

 

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy