
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot në selinë blu, për një takim me kryedemokratin Sali Berisha.
Takimi vjen një ditë para mocionit me debat që do të mbahet në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, dhe dy ditë para protestës së opozitës më 3 mars.
Kujtojmë që Meta iu është bashkuar të gjitha protestave të thirrura deri më tani nga kreu i PD Berisha.



